HB_001_Affordable Commercial Icon Government Category Icon HB_001_MarketRate Multifamily Category Icon HB_001_Renovation HB_001_SeniorLiving Chevron Down Close Button Hamburger Navigation Heart Icon Facebook Logo Usluga Logo Horizontal logo-Usluga-with-text Usluga Logo Instagram Logo Linked-In Logo Twitter Logo YouTube Logo Magnifying Glass Minus Button Minus Button Plus Button Plus Button Triangle Group Triangle Single

Belmondo Hotel

Për të shijuar ditët e bukura me diell!

Vetëm 10 minuta larg qytetit të Durrësit hotel “Belmondo” ju ofron një zgjedhje të përkryer të akomodimit tuaj përgjatë detit Adriatik. Ndërthurja e komoditetit me elegancën sipas standarteve europiane është ajo çka Belmondo ofron.

Hoteli disponon dhomë dyshe standarte me të gjitha kushtet dhe pajisjet e nevojshme, dhomë dyshe deluks me mundësinë e ofrimit të shërbimit në dhomë, si edhe dhomë familjare duke plotësuar të gjitha nevojat për një familje. Dhomat kanë një pamje fantastike për tu ofruar freskinë në mëngjes dhe perëndimin në mbrëmje.

Hotel “Belmondo” përveç shërbimeve të hotelerisë ofron dhe shërbimet e restorant dhe bar, ku ka një menu të pasur të ndërthurur kuzhinën tradicionale me atë moderne. Produktet për specialitetet e kuzhinës janë produkte të prodhuara nga zona, ku I kushtohet një rëndësi e madhe ingredientëve natyralë dhe organikë. Restoranti të ofron menu alla carta, piceri dhe vetëshërbim. Belmondo zotëron edhe një plazh privat ku ju ofron klientëve një vend çlodhës dhe të qetë.

Fasilitetet që ju ofron ky hotel janë shërbimi I internetit falas në të gjitha ambientet e tij, kasaforta për të ruajtur sigurinë e çdo klienti, Tv, ajër I kondicionuar, si edhe shërbime parkimi për një qëndrim të rehatshëm.

Me një staf profesional dhe me përvojë Belmondo ofron kujdes dhe shërbim të plotë për të gjithë klientët duke e bërë qëndrimin tuaj një eksperiencë të paharrueshme.

Lartesia
9 kate
Tipologjia
Hotel
Kapaciteti
200 dhoma

SHIKO PRONAT