Profili zyrtare ne facebook i kompanise Usluga
HB_001_Affordable Commercial Icon Government Category Icon HB_001_MarketRate Multifamily Category Icon HB_001_Renovation HB_001_SeniorLiving Chevron Down Close Button Hamburger Navigation Heart Icon Facebook Logo Usluga Logo Horizontal logo-Usluga-with-text Usluga Logo Instagram Logo Linked-In Logo Twitter Logo YouTube Logo Magnifying Glass Minus Button Minus Button Plus Button Plus Button Triangle Group Triangle Single

Konstruksion

Me të filluar ndërtimi, ne kemi të gjithë ekipin e projektit që mendon dhe vepron si një i tërë. Duke vepruar me një proçes të detajuar dhe të qartë në atë se çfarë duam të realizojmë, përfshirë takimet me klientët, arkitektët, nënkontraktorët dhe anëtarët e ekipit të USLUGA, ne parashikojmë dhe adresojmë sfidat, promovojmë sigurinë dhe masim përparimin e arritur në kohë përkundrejt planeve.

Gjatë ndërtimit, USLUGA angazhohet në bashkëpunimin e vazhdueshëm me klientët, arkitektët dhe të gjithë partnerët e tjerë të ndërtimit. E kemi fjalën për realizimin e proçesit së bashku, të mbështetur nga teknologjia e sofistikuar e planifikimit dixhital, vlerësimet e shpeshta të planit të sigurimit të cilësisë, standardet e qarta të përgjegjësisë dhe një mentalitet për zgjidhjen e problemeve nga të gjithë anëtarët e ekipit.

USLUGA angazhohet në bashkëpunimin e vazhdueshëm me klientët

Të udhëhequr nga transparenca, ne do të vazhdojmë të krijojmë një mjedis bashkëpunues midis klientit, arkitektit, kontraktorit, nënkontraktuesve dhe të gjithë komunitetit.

Përmes kësaj qasjeje bashkëpunuese dhe të disiplinuar, ne kemi arritur sukses: një projekt i ndërtuar në kohë, në një mjedis të sigurt, brenda buxhetit të caktuar, duke përfshirë edhe të gjithë ata që kanë përjetuar një ekperiencë unike gjatë eksplorimit të ambienteve tona.

INSPIRED BY YOU