Profili zyrtare ne facebook i kompanise Usluga
HB_001_Affordable Commercial Icon Government Category Icon HB_001_MarketRate Multifamily Category Icon HB_001_Renovation HB_001_SeniorLiving Chevron Down Close Button Hamburger Navigation Heart Icon Facebook Logo Usluga Logo Horizontal logo-Usluga-with-text Usluga Logo Instagram Logo Linked-In Logo Twitter Logo YouTube Logo Magnifying Glass Minus Button Minus Button Plus Button Plus Button Triangle Group Triangle Single

Para-Përgatitje

Para-përgatitja është një komponent kritik i çdo projekti të suksesshëm.Kjo përfshin kohën kur ekipi i projektit vlerëson plotësisht të gjithë elementet në avancë. Zakonisht zhvillohen studime dhe analiza të konstruksionit bazuar në fushën e projektit, kërkesat e programit dhe kufizimet e lokacionit. Ndikimet buxhetore të zgjedhjeve të projektimit vlerësohen pasi vizioni fillestar evoluon në dokumentet përfundimtare. Shqyrtimet bashkëpunuese nga ekipi i dizajnit dhe ai i menaxhimit ndihmojnë për të siguruar që sistemet dhe komponentët që merren parasysh do të përmbushin të gjitha pritshmëritë.

Ne e kuptojmë vlerën e jashtëzakonshme të para-përgatitjes së projektit e për këtë arsye stimuli ynë është që projekti të realizohet në perfeksion, në mënyrë që t'i afrojmë sa më pranë klientët tanë.

Pergatitja per ndertimet e reja ne bulevard

Ne punojmë ngushtë me të gjithë partnerët tanë për çdo projekt, duke i dhënë prioritet vlerësimit tërësor të të gjitha detajeve të hollësishme, teknologjisë së përdorur, logjistikës, programit dhe planifikimit të sigurisë. Herë pas here, proçesi parapërgatitor dëshmon të jetë sekreti i një faze ndërtimi të përqëndruar dhe efikas, duke pasqyruar kështu vlerën maksimale të investimit.

Në fund të parapërgatitjes, pavarësisht se sa zgjat në afat kohor, qëllimi kryesor është përmbyllja e një planifikimi të projektit të detajuar me mënyrat më të favorshme për ta ekzekutuar atë. Në përfundim të tij, ekipi i projektit ka arritur të analizojë se si do të duket, sa do të kushtojë, sa do të zgjasë dhe si do të funksionojë çdo etapë e tij.

INSPIRED BY YOU