Profili zyrtare ne facebook i kompanise Usluga
HB_001_Affordable Commercial Icon Government Category Icon HB_001_MarketRate Multifamily Category Icon HB_001_Renovation HB_001_SeniorLiving Chevron Down Close Button Hamburger Navigation Heart Icon Facebook Logo Usluga Logo Horizontal logo-Usluga-with-text Usluga Logo Instagram Logo Linked-In Logo Twitter Logo YouTube Logo Magnifying Glass Minus Button Minus Button Plus Button Plus Button Triangle Group Triangle Single

Hapësira Komerciale

USLUGA është një nga zhvilluesit më inovatorë të pasurive të patundshme në Shqipëri duke qëndruar në linjë me planet e përgjithshme të zhvillimit. Si një kompani dinamike, USLUGA përkushtohet në krijimin dhe menaxhimin e projekteve të reja rezidenciale dhe komerciale në Shqipëri që ofrojnë stile jetese të veçantë dhe të sigurtë. Me shumë vite përvojë në sektorin e pasurive të paluajtshme, USLUGA investon bazuar në ndërturjen e nevojave kryesore të qiramarrësve dhe blerësve, duke siguruar zgjidhje inovative në stilin e të bërit biznes dhe të jetuarit.

Portofoli i gjithanshëm i projekteve përfshin nga ndërtesat e banimit në ndërtesat komerciale dhe ato hoteliere të shtrira në Tiranë dhe Durrës. Projektet e USLUGA përbëhen nga prona për të blerë dhe marrë me qira në kuadër të banimit, shitjes me pakicë, komerciale dhe të përdorimit të përzier. Një pjesë të rëndësishme zënë zhvillimet e hoteleve, të cilat janë ndërtuar sipas standarteve europiane nga stafi i USLUGA. Ndërtimet tona ofrojnë një gamë të gjerë zgjedhjesh që synojnë të sjellin eksperiencë unike për ata që vendosin të jetojnë apo punojnë brenda tyre.

I ngulitur në një trashëgimi të përkushtimit ndaj përsosmërisë dhe inovacionit, shërbimet USLUGA ofrojnë një përvojë të përsosur për gjithsecilin duke filluar nga zhvillimi i projektit i cili vijon përmes shitjes, dorëzimit, leasing-ut dhe menaxhimit.

INSPIRED BY YOU