HB_001_Affordable Commercial Icon Government Category Icon HB_001_MarketRate Multifamily Category Icon HB_001_Renovation HB_001_SeniorLiving Chevron Down Close Button Hamburger Navigation Heart Icon Facebook Logo Usluga Logo Horizontal logo-Usluga-with-text Usluga Logo Instagram Logo Linked-In Logo Twitter Logo YouTube Logo Magnifying Glass Minus Button Minus Button Plus Button Plus Button Triangle Group Triangle Single

AS Hotel Tiranë

Shumë pranë qendrës së Tiranës

Hoteli AS Tirana është zgjedhja perfekte për udhëtimet tuaja të biznesit falë vendndodhjes së përkryer në qendër të qytetit.

Me një stil modern minimalist, AS Tirana Hotel ka 45 dhoma të bollshme të krijuara posaçërisht për komoditetin e klientëve tanë. Të gjitha dhomat kanë Wi-Fi me shpejtësi të lartë, ajër të kondicionuar individual dhe tualete private.

Ne jemi në afërsi të qendrës historike të qytetit, shumë pranë disa vendeve me interes për t’u vizituar si Muzeu Historik Kombëtar, Teatri Kombëtar i Baletit dhe Opera, Xhamia Et'hem Bej, Kulla e Sahatit të Tiranës, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë dhe shumë atraksione të tjera për të cilat stafi yne do të jetë i gatshëm t'ju informojë dhe t'ju ndihmojë me biletat dhe rezervimet e nevojshme

Lartesia
12 kate
Tipologjia
Hotel
Kapaciteti
45 dhoma

AS Hotel Tirana është një nga destinacionet më të preferuara në Tiranë dhe ofron:
  • 45 dhoma në dispozicion
  • 12 kate (Suita me pamje panoramike)
  • 2 Qendra Konferencash me kapacitet maksimal prej 200 personash
  • Restorant për evente dhe për HB, FB ose “All inclusive”
  • Lounge Bar
  • Parkim të autobusëve dhe makinave falas

Dy dhomat e konferencave dhe takimeve, të pajisura me teknologjinë më të fundit, ju garantojnë që eventi juaj do të jetë i suksesshëm. Salla kryesore e konferencave ka 2 ekrane të mëdha LED, HD. Ju mund të menaxhoni lehtësisht nga një tablet të gjitha aspektet e rëndësishme të tilla si ndriçimi në dhomë, mund të kontrolloni dhe rregulloni intensitetin që i përshtatet më së miri llojit të eventit dhe akomodimit të të ftuarve.

SHIKO PRONAT