Usluga

Statistika

Kush Jemi Ne?

Shoqëria Usluga shpk është krijuar që prej vitit 1994 dhe
ushtron aktivitetin e saj në fushën e ndërtimit me një eksperiencë
afatgjate në zhvillimin dhe ndërtimin e objekteve rezidenciale,
hotelerie, tregtare si dhe objekteve të tjera. USLUGA shpk është një
nga kompanitë e para private e cila vijon të renditet si lider në
tregun shqiptar, kryesisht në sektorin e ndërtimit dhe hotelerisë.

Shoqëria ka treguar një rritje të qëndrueshme mbështetur në
ndërtimin gradual të një portofoli të shumtë projektesh, ku sot
Usluga numëron një kapacitet prej 700 dhoma akomodimi dhe sipërfaqe totale prej 300,000 m2 ndërtim, duke zgjeruar aktivitetet tek zhvillimi i pasurive të paluajtshme.

Sot ne nuk jemi thjesht ndërtues, ne mendojmë për çdo aspekt të investimit dhe këtë e arrijmë duke manaxhuar të gjitha proçeset e jetës së ndërtimeve tona, që nga hapësirat urbane dhe ndërtimi i saj e deri tek cilësia e jetës tuaj.Tashme kompania ka filluar ndertimet ne Bulevardin e Ri Tiranë. 

Objektet ofrojnë njësi hoteliere, apartamente, shërbime,
qëndra bisnesi,parkime, hapsira rekreative, etj. Projektet se
fundmi jane me strukture inxhinierike dhe arkitekture bashkekohore,
të cilat ofrojnë mundësinë të shijosh panoramën e re mbi qytet.

Njihuni Me Projektet Tona

Bulevardi starton me Usluga Gate Tirana (UGT), godina e artë me funksione mikse. Shperndarja e aktiviteteve është e tillë ku 2 kate nëntokë janë parkime dhe ato mbitokë shërbime të ndryshme në fuksion të zonës. Volumetria e objetit shkallëzohet çdo dy kate duke ofruar ballokone të mëdha të cilat shërbejne

Eurostar Center, është një ndërtesë me
funksione mikse, vendosur në Bulevardin e Ri
të Tiranës. Ndërtesa ka plane të hapurura në
planimetri për të ruajtur një funksionalitet
fleksibël si: hapsirë zyrash dhe hoteleri.
Fasada e ndertesës thekon qëllimin për ta
mbajtur atë fleksibël, pasi është nje fasade
e vazhduar xhami.

Altura Trade Center (ATC) është objekti më i ri që po ndërtohet në Parkun Qendor në Bulevardin e Ri Tiranë, e cila është konceptuar si nje pikë referimi jo vetëm për zonën por edhe për qytetin. Objekti ATC shtrihet përgjatë 2 arterieve të rëndësishme rrugore, Bulevardi I Ri dhe Unaza e Ndermjetme duke ofruar nje akses te menjehershem me to dhe në krahun tjetër objekti hapet për Parkun Qendror të Bulevardit. Volumetria mbështillet nga nje grid arkitektonik i cili unifikon imazhin e objektit. Funksionet në objekt kanë diktuar dhe ndryshimet në eksterier ku në 3 katet e para shërbime janë trajtuar si një portik me kolona të lidhura ndërmjet tyre me harkadë, një portik modern i shfrytëzueshëm nga kalimtarët. Katet e tjera të objektit do të jenë banim dhe katet nëntokë do të mbajnë hapesirat e parkimit dhe ambjentet teknike të nevojshme.

Rezidenca AVID, përbëhet nga 3
godina banimi të konceptuara dhe
nderuar me të njëtën gjuhe
arkitektonike. Kjo rezidence
karakterizohet nga nje simetri dhe
rritem i përsëritur i materialeve
dhe elemetëve arkitektonik.
Apartamentet karakterizohen nga një hapësire e bollshme interieri si
dhe dritë natyrale.Fasada është menduar me veshje tulle duke
unifikuar godinat me njera-tjetren

Godina G10 eshte nje ndertim i perbere nga
2 struktura, banim-sherbime dhe hoteleri me
nje siperfaqe totale 21,000 m2 dhe hoteli
me kapacitet prej 32 dhomash ne formatin e
nje butique hotel. Shërbimet janë të
vendosura në katin përdhe, ku ne kete kat
është dhe një pasazh kalimi cili mundeson
dhe kalim te shpejt ne oborrin e brendshem
te komplesit i cili karakresizohet nga prezence e nje vegjetacioni
dhe teksturash materialesh të larmishme. Fasada është konceptuar e
ventiluar me veshje pllake në tre ngjyra duke bërë kështu dhe
theksimin e volumetrisë dhe funksioneve

Godina G23 eshte nje objekt ndodhur perballe Altura Trade Center, ka nje volumetri trekendore te diktuar nga forma gjeometrike e prones. Objekti është I vendosur buze dy akseve rrugore. Ambjentet komerçale janë të vendosura në 3 kate të objektit dhe njësitë e banimit në katet e mësipërme. Këto të fundit janë të tipologjive të ndryshme: 1+1,2+1 dhe 3+1. Vendparkimet për njësitë e shërbimeve dhe banimin janë të vendosura ne 3 kate nentokë. Materiali i përdorur në fasadë është veshja me pllakë kompozite, duke ofruar një material ekologjik dhe lehtësisht për tu mirmbajtur.