Usluga

Rreth NESH

Për më shumë se 30 vjet, Usluga është një zhvillues pasurish të paluajtshme i besuar në Shqipëri, duke ofruar shërbime të plota nga planifikimi dhe ndërtimi deri te shitja e njësive apo dhënia me qira.

Jemi të përkushtuar të krijojme hapësira që përmbushin nevojat e
klienteve tane te cilet jetojnë, punojnë ose bëjnë shopping dhe kalojnë kohën e lirë në ambjentet e përbashkta.

20 PROJEKTE TË SUKSESSHME QË KANË TRANSFORMUAR TREGUN E PASURIVE TË PALUAJTSHME NË SHQIPËRI

Ne te Usluga si zhvillues pasurish të paluajtshme, kemi ndërtuar një reputacion të bazuar mbi profesionalizëm, cilësi të lartë dhe përkushtim ndaj komuniteteve që shërbejmë. Strategjia jonë mbështetet në krijimin e projekteve që jo vetëm plotësojnë nevojat e tregut, por edhe përmirësojnë cilësinë e jetesës për çdo klient dhe komunitet.

Çdo projekt i Usluga është ndërtuar duke marrë parasysh qëndrueshmërinë dhe ndikimin afatgjatë në komunitet dhe mjedis. Nga arkitektura moderne te përdorimi i materialeve miqësore ndaj mjedisit, cilësia mbetet themeli i çdo zhvillimi që ne ndërmarrim.

Ne bashkëpunojmë me partnerë të besuar dhe investitorë që ndajnë të njëjtin vizion për ndërtimin e hapësirave inovative dhe të qëndrueshme. Procesi ynë transparent dhe i strukturuar e bën Usluga një partner ideal për çdo investim në pasuri të paluajtshme.

operojmë që në vitin
0
m² të ndërtuar
0 k
dhoma akomodimi
0

Pjese nga rrugëtimi ynë

Investime reale ne prona

Investimet tona janë të fokusuara në strategjitë afatgjata, të cilat përfshijnë vendime të konsideruara për të përshtatur sfidat e së nesërmes dhe përfshirjen e përdoruesve të ndërtesës dhe mjedisit. Ne analizojmë dhe identifikojmë potencialin në të gjitha fazat dhe asetet e projektit, nga faza fillestare deri në ndërtimin e tij, si komercialisht ashtu edhe teknikisht.

Përmes këtij model, ne mund të fokusohemi në cilësinë, vendndodhjen dhe inovacionin, pa pasur nevojë të përmbushim pritshmëritë afatshkurtra të kthimit financiar, duke krijuar kështu një pavarësi të rëndësishme në vendimmarrje.

Cfare ne preferojme

Llojet e pronave qe investojme:

Si një lider në investime në ndërtim, Usluga sjell prona për investim me standarde të larta cilësie. Projektet tona përfshijnë qendra tregtare, qendra komerciale dhe ambiente biznesi, duke kombinuar arkitekturën inovative me ndërtim cilësor dhe vendndodhje strategjike.

AMBJENTE BIZNESI

HOTELE

APARTAMENTE

AMBIENTE KOMERCIALE