HB_001_Affordable Commercial Icon Government Category Icon HB_001_MarketRate Multifamily Category Icon HB_001_Renovation HB_001_SeniorLiving Chevron Down Close Button Hamburger Navigation Heart Icon Facebook Logo Usluga Logo Horizontal logo-Usluga-with-text Usluga Logo Instagram Logo Linked-In Logo Twitter Logo YouTube Logo Magnifying Glass Minus Button Minus Button Plus Button Plus Button Triangle Group Triangle Single

Pluhur gjatë ndërtimit? Ja si ne e mbajmë nën kontroll!

Pluhuri i shkaktuar gjatë punës në ndërtim është një term i përgjithshëm për mineralet natyrore ose fibrat minerale të bëra nga njeriu i cili ndodh kur kryhen ndërtime të caktuara. Ekzistojnë tre lloje pluhurash në ndërtim:

- Silica: Një mineral natyral i cili ekziston në materialet e zakonshme të ndërtimit, përfshirë këtu çimenton, betonin dhe llaçin. Pluhuri i silicës ndodh pasi materiali pëson një ndryshim të rëndësishëm, të tilla si prerja, shpimi dhe bluarja e materialeve si graniti, rëra dhe guri ranor. Ky është lloji më i rrezikshëm i pluhurit në ndërtim.

- Pluhuri jo-silicik: Disa projekte ndërtimi nuk kanë silicë të pranishme ose kanë në sasi minimale, duke rezultuar në toksicitet më të ulët. Materiali ku është i pranishëm ky lloj pluhuri përfshin çimenton, dolomitet, gipsin, gurin gëlqeror dhe mermerin. Gjithashtu mund të gjendet pluhur jo-silicik edhe gjatë proçesit të prerjes së tullave. Pluhuri jo-silicik është akoma i dëmshëm për shëndetin e njeriut, kështu që duhet të siguroheni që të respektoni masat e sigurisë.

- Pluhuri i drurit: Ky lloj pluhuri krijohet kur punoni kryesisht në dru të fortë dhe dru të butë. Produkte të tjera me bazë druri përfshijnë MDF dhe kompensatë. Marangozët janë nën rrezikun më të lartë për thithjen e pluhurit të drurit.

Rreziqet e pluhurit në ndërtim për punëtorët

Grimcat e imta të pluhurit janë të rrezikshme, veçanërisht nëse ato janë grimca të pluhurit silicik. Pasi të thithet, pluhuri mund të zvogëlojë kapacitetin tuaj të mushkërive, të rrisë tendosjen e përgjithshme në zemrën tuaj dhe të shkaktojë një sërë sëmundjesh. Ju gjithashtu mund të pësoni acarim në sytë tuaj, hundën, fytin, lëkurën dhe mushkëritë. Në fillim, mund të mendoni se keni të bëni me alergji ose me një ftohje të lehtë, por me kalimin e kohës këto simptoma mund të përkeqësohen. Pluhuri gjithashtu mund të shkaktojë ose përkeqësojë astmën. Pluhuri në ndërtim jo vetëm që është i rrezikshëm për ju, por ju mund të ekspozoni edhe anëtarët e familjes me veshjen tuaj të punës. Për të ndaluar këtë, ju duhet të mundoheni të ndërroni rrobat në kantier dhe gjithashtu duhet të konsideroni parkimin e automjetit tuaj larg zonës së ndërtimit kur jeni në vendin e punës.

Rreziqet e pluhurit në ndërtim për pajisjet

Pluhuri i ndërtimit përveç se është i dëmshëm për ju si punëtor, ai shkatërron edhe pajisjet e ndërtimit. Sapo pajisjet të marrin sasi të konsiderueshme pluhuri, ju duhet t’i mirëmbani ato më shpesh për shkak të konsumimit të motorit. Si rezultat, kostot e përgjithshme operative do të rriten. Pluhuri në ndërtim është gërryes dhe mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme në pajisje kur ekspozohen. Nëse motori bie në kontakt me pluhurin, mund të pësoni prishje të motorit, veçanërisht nëse është një pajisje e pajisur me benzinë. Shpesh, pluhuri i betonit kalon sistemin e filtrit të ajrit dhe takon cilindrin e motorit, duke shkaktuar dëmtime tek pistoni dhe cilindri. Edhe nëse filtri i ajrit mund të mbajë pjesën më të madhe të pluhurit, ju duhet të pastroni vazhdimisht filtrin. Lloje të tjera të pajisjeve, të tilla si ato që funksionojnë me energji elektrike, gjithashtu ndiejnë efektet e pluhurit, pasi ato ngjiten në sipërfaqe të pista. Kur kjo ndodh, pluhuri vepron si pastë, duke i bërë pjesët e pajisjeve të ngjiten me njëra-tjetrën dhe vetë pluhuri të forcohet pasi është bërë prej betoni.

Mbrojtja e punëtorëve në vendin e ndërtimit

Në mënyrë që të shmangen efektet negative të pluhurit në ndërtim, ne kujdesemi që punëtorët të mbrohen duke përdorur pajisje personale mbrojtëse përfshirë respirator dhe maska mbrojtëse. Maskat mund të mbrojnë kundër niveleve të pluhurit deri në 10 herë nga kufiri i ekspozimit. Maska duhet të përshtatet ekzaktësisht sipas çdo punëtori, në mënyrë që i vetmi ajër që thithin të jetë ai i filtruar. Sidoqoftë, maskat nuk funksionojnë mirë për sasi të mëdha pluhuri. Ne i zëvendësojmë këto maska çdo ditë nëse punëtorët hasin vështirësi në frymëmarrje ose nëse pjesa e brendshme e maskës është shumë e ndotur. Edhe nëse puna e ekipit të ndërtimit konsiston më shumë në ambjente të jashtme, ne sërish kujdesemi që secili të mbajë maskën përkatëse.

Kontrolli i pluhurit në zonën e ndërtimit

Një nga mënyrat më të mira dhe më pak të kushtueshme për të ulur pluhurin është spërkatja e zonës së punimeve me ujë. Për projektet në natyrë, në varësi të motit dhe vendndodhjes së projektit, ne kujdesemi që të ujisim zonën të paktën tre herë në ditë. Kamionët e ujit ndihmojnë që papastërtinë dhe pluhuri të mos ngrihen në ajër. Ne sigurohuemi që të mos mbingarkojmë zonën, pasi kjo mund të shkaktojë erozion dhe rrjedhje. Për projekte të mbyllura, ne gjithmonë përpiqemi të izolojmë zonën ose të vendosim mbrojtëse për të parandaluar akumulimin e pluhurit. Ne gjithashtu përdorim teknologjinë e zvogëlimit të pluhurit për të mbajtur nivelin e pluhurit nën kontroll, të tilla si sharrat e lagura dhe mbledhësit e pluhurit. Shmangia e përdorimit të fshesës është kusht për ne, pasi kjo mund të bëjë që pluhuri të ngihet në ajër. Pastrimet ditore janë një domosdoshmëri për të ruajtur nivelin e duhur të pluhurit dhe ne i japim shumë përparësi proçesit të pastrimit në të gjithë objektet tona.