Sektorët e Biznesit

Usluga Glass

Ne disponojmë makineritë e fundit të pajisura me teknologjitë më të përparuara të përpunimit te xhamit. Kjo na lejon të kemi një kapacitet prodhimi të konsiderueshëm, duke përballuar nevojat e tregut në xham dhe punime xhami. Ne ofrojmë të gjitha proceset e përpunimit të xhamit, si temperimi, prerja me robot, zmusimi, laminimi, bombardimi dhe xhami me dizenjo adeziv. Temperimi e lejon xhamin të jetë i sigurt. Zmusimi bën që pjesët anësore të xhamit të jenë të lëmuara dhe aspak te rrezikshme. Laminimi bashkon dy shtresa xhami në një, me anë të EVA film, një material special i posaçëm. Për një ambient modern dhe të personalizuar, ju mund të zgjidhni dizenjot e dëshiruara dhe ne i realizojmë me bombardim ose me adeziv. Sektori i prodhimit është i përqendruar në një zonë industriale prej 15.000 m². Përdorimi i pajisjeve të teknologjisë së lartë, kombinuar me stafin e kualifikuar na lejon të vendosim standarde të larta cilësie dhe në këtë mënyrë i përgjgigjemi çdo nevoje të tregut dhe me çmime konkurruese.

Për të garantuar inovacionin dhe teknologjine e fundit në përdorimin e xhamit dhe aplikimeve te tij, ne kemi ngritur një departament të posaçëm, i cili në bashkëpunim me arkitektë dhe inxhinierë zhvillon dhe propozon aplikacione të reja të industrisë së xhamit.

Dizajni dhe konsulenca janë të zbatueshme në një spektër të madh duke filluar nga projekti fillestar deri ne detajet e fundit te zbatimit. Departamenti jonë inxhinierik dhe specialistet tanë të dizajnit, janë vendosur në selinë tonë në Autostradën Tiranë-Durrës dhe janë në dispozicion të klientëve për çdo kërkesë.